Vendi ynë është gati të marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid 19. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se Shqipëria është gati për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19. Manastirliu këtë të martë ishte në Komisionin për Punën për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku u votua në unanimitet akti normativ që i hap rrugë ardhjes brenda vitit të 500 mijë e 760 doza vaksine, falë marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria shqiptare me kompaninë Pfizer. “Jemi të vendosur të përmbushim planin tonë të vaksinimit të popullatës +18 vjeç, por edhe t’i përgjigjemi çdo skenari që mund të rekomandohet nga ekspertët për dozën e tretë apo uljen e fashës së vaksinimit.