Gjashtë vende perëndimore të mërkurën bënë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën përpara një votimi të pritshëm të premten mbi një rezolutë humanitare ruse, e cila nuk përmend përgjegjësinë e saj për luftën kundër fqinjit të saj më të vogël. “Rusia po kryen krime lufte dhe po vë në shënjestër civilët. Lufta e paligjshme e Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim për të gjithë ne”, shkroi në Tëitter përfaqësuesi i Britanisë në OKB, një nga gjashtë vendet që kërkuan takimin.