Pas 29 vitesh, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendosi të mbyllë procedurën e monitorimit të Shqipërisë dhe të përfshihet në një dialog postmonitorues. Me 52 vota pro dhe një abstenim u miratua rezoluta ku nënvizohet se "kriza e stërzgjatur sistematike politike në vend kohët e fundit ka filluar të reduktohet". Në dokument përshëndeten reformat e ndërmarra, në veçanti reforma në drejtësi si dhe reforma territoriale administrative e cila vlerësohet se ka forcuar efikasitetin e vetëqeverisjes vendore.