Shqipëria ka dorëzuar në UNESCO-s kërkesën për përfshirjen e Parkut Kombëtar të lumit “Vjosa” në pasuritë natyrore botërore në programin “Njeriu dhe Biosfera”. Aplikimi pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që mbahet vitin e ardhshëm. Lumi Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë u shpall “Park Kombëtarë” nga qeveria shqiptare në mars të vitit të kaluar pas përpjekjeve disavjecare të organizatave shqipatre dhe ndërkombëtare mjedisore për mbrojtjen e tij.