Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Ballkan, çmim i cili parashikohet të rritet gjatë vitit të ardhshëm. Kjo pasi qeveria ka vendosur të shumëfishojë taksat për prodhuesit e energjisë elektrike në vend, gjë që do të reflektohet në faturën e çdo konsumatori.