Ministri i Brendshëm gjerman është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës dhe për zhvillimet në Hong Kong. Kina ndjek me forcë interesat e veta dhe paraqet rreziqe hibride, tha Horst Seehofer. “Ne e dimë që kinezët janë të interesuar për sektorët e infrastrukturës sona,” theksoi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, në një intervistë për gazetën “Welt am Sonntag”. Kina kryen për shembull veprimtari në fushën e spiunazhit paralelisht me strategjinë e saj të re të Rrugës së Mëndafshit. Taktika e sotme kineze është e ndryshme nga ajo që kemi përjetuar në Luftën e Ftohtë, tha ministri.