Qeveria britanike pranon se rritja e kërkesës për teste koronavirusi po shkakton probleme pasi shefat e spitaleve paralajmëruan se vonesat në sistem po rrezikojnë shërbimet e kujdesit shëndetësor. Nuk e mohoj se është një sfidë e jashtëzakonshme dhe kur bëhet fjalë për shërbim falas është e paevitueshme që kërkesa të rritet – tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock në parlament.