Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 6 anëtarë të një familjeje, pas më shumë se 101 orësh. Nënë, babai dhe 4 fëmijët e tyre mbijetuan duke qëndruar në një cep të vogël brenda një ndërtese të shembur në Iskenderun, tha Murat Baygul, një punonjës i kërkim-shpëtimit. Anëtarët e familjes kanë marrë lëndime dhe ndodhen në spital për tu trajtuar, por janë të gjithë jahstë rrezikur për jetën.