Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Gjinin, 32-vjeçarin që është i vetmi person i arrestuar deri më tani për shpërthimin tragjik në magazinën e deputetit Bujar Çela, që u mori jetën babë e bir. Masa e sigurisë ndaj tij është vendosur me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë. Por, në lidhje me dy akuzat e tjera, ajo për ndërtim pa leje dhe të dëmtimit të banesave dhe pronave nga pakujdesia gjykata e Fierit shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme.