Një ukrainas është arrestuar për shpërthimin e tubacionit të gazit Nord Stream në vitin 2022. Ai dyshohet se është një nga koordinatorët e shpërthimit të nënujshëm që dëmtoi rëndë tubacionet midis Rusisë dhe Gjermanisë. I dyshuari është identifikuar vetëm si Serhii K, pasi u ndalua gjatë natës nga policia në Misano Adriatrico, pranë qytetit italian të Riminit. Ministria gjermane e Drejtësisë, e quajti arrestimin një "sukses mbresëlënës" për prokurorët e shtetit.