Një pallat 14 katësh në Durrës është shembur në mënyrë të kontrolluar pasditen e kësaj të shtune nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, duke përdorur 130 kilogramë eksploziv. Shembja e fuqishme me tritol është dëgjuar në të gjithë Durrësin, duke shkaktuar panik madje në zonat aty pranë.