Top News – Shpërthimi i gazit në Velipojë/ Thellohet tragjedia, ndërron jetë edhe vajza e mitur
16/07/2021 18:46

Rëndohet tragjedia në familjen Gjoka në Velipojë, ku 4 anëtarët e familjes pësuan lëndime të rënda nga shpërthimi I një bombule gazi. Pas ndarjes nga jeta pak ditë më parë të Daniela Gjokës, vajzës 19 vjecare të familjes Gjoka, këtë të premte ka ndërrur jetë në spital edhe vajza e vogël 15 vjecare Klarisa Gjoka. 15 vjecarja e cila nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga ngjarja e rëndë, u nda nga jeta në ditën kur motra e saj e madhe Daniela u përcoll në banesën e fundit. Daniela do të martohej në muajin gusht por ngjarja tragjike në hotelin e familjes në Velipojë, i mori jetën tragjikisht. Ndërkohë, nëna e tyre Alketa Gjoka si dhe i biri 12 vjecar ndodhen nën kujdesin e mjekëve italianë. Gjendja e tyre paraqitet e rëndë pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Kryefamiljarja Alketa Gjoka, tentoi të ndezë një prej bombolave të gazit, e cila ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer. Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin nën pronësinë e tyre duke plagosur rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren, djalin e mitur 12 vjec si dhe dy vajzat që ndërruan jetë. 4 anëtarët e familjes qëndruan për disa ditë në spital në QSUT dhe më pas u transportuan drejt Italisë për trajtim më të specializuar.

Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24
Top News – Irani kërcënon sërish. Trump i bindur- Do të pranoni kushtet tona
12/04 22:20
Top News – ‘Faleminderit Hungari!’ Magyar shpall fitoren, Orban- rezultat i dhimbshëm
12/04 22:20
Top News – Fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 22:20
Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28
Top Channel/ Frika nga bombolat e gazit, ekspertët: Pak sekonda mund të bëjnë diferencën
12/04 20:28
Top Channel/ Kartë identiteti dixhitale, depozitohet sërish projektligji
12/04 20:27
Top News – ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’ / Rama mashtron për pensionet!
12/04 20:25
Top News – Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 20:24
Top News – Rama mashtron për pensionet! / ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’
12/04 20:17
Top Channel/ Dështimi i negociatave, paralajmëron presidenti amerikan: Jemi gati për veprim!
12/04 19:42
Top News – E rëndë në Vlorë/ Ra nga ballkoni, humb jetën 3-vjeçari
12/04 19:40