Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev të premten ndërsa luftimet kanë vijuar në lindje pasi Ukraina mori përgjegjësinë për mbytjen e luftanijes më të rëndësishme të flotës ruse në Detin e Zi, në atë që do të ishte një goditje e rëndë për moskën. Shpërthimet duket se ishin ndër më të mëdhenjtë në rajonin e Kievit që kur trupat ruse u tërhoqën nga zona më herët këtë muaj për tu përgatitur për betejat në jug dhe lindje të Ukrainës.