Ministria e Situatave Emergjente në Rusi tha të enjten se 12 persona ende mungojnë në apel, pas një shpërthimi në një fabrikë optike në qytetin Sergiyev Posad, si pasojë e të cilit u vra një person dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Pesë nga 50 apo më shumë prej të lënduarve ndodhen në kujdes intensiv në një spital lokal, i cili ndodhet rreth 70 kilometra larg kryeqytetit rus, Moskë. Përpjekjet e kërkim shpëtimit ende vazhdojnë – ka thënë ministria.