Top News – ‘Shpërthim’ eurosh të falsifikuara… / Kujdes me kartmonedhat 200 dhe 500 euroshe
01/08/2023 12:10

Kartëmonedhat 200 euro nuk janë në fakt shumë të njohura dhe nuk përdoren shpesh. Në shumë pika karburanti dhe në shumë dyqane të shitjes me pakicë nuk i pranojnë fare. Edhe më rrallë përdoren kartëmonedhat prej 500 euro. Për këtë arsye duhet pasur kujdes të veçantë kur persona të panjohur paguajnë me tufa të mëdha të kartëmonedhave të tilla. Dhe pikërisht me kartëmonedhat prej 200 dhe 500 euro janë shtuar faklsifikimet e parave në Gjermani në gjysmën e parë të këtij viti. Dëmi i shkaktuar prej 2.9 milionë eurosh në vetëm gjashtë muaj e ka tejkaluar vlerën e të gjithë vitit të kaluar, njoftoi Bundesbank. Sipas të dhënave nga Bundesbank, policia gjermane, shitësit me pakicë dhe bankat tërhoqën nga qarkullimi 26.690 kartëmonedha të falsifikuara midis janarit dhe qershorit të vitit 2023. Hera e fundit që u regjistrua një numër më i madh falsifikimesh ishte në gjysmën e parë të vitit 2020, kur në qarkullim janë kapur 34.118 kartëmonedha të falsifikuara. Falsifikimi i dy kartëmonedhave me vlerën më të madhe është rritur ndjeshëm në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2022. Në rastin e kartëmonedhave 200 euro në numrin e përgjithshëm të falsifikimit, ka një rritje prej 15 për qind - pas nëntë për qind në gjashtë muajt e mëparshëm. Ndërsa numri i kartëmonedhave të falsifikuara 500 euro në të njëjtën periudhë pothuajse u katërfishua, nga 554 në 2.178 copë. Kështu, kartëmonedha ngjyrë vjollcë, të cilën bankat qendrore të Eurosistemit nuk e kanë shtypur që nga fillimi i vitit 2019, ka shënuar një rritje të dukshme të falsifikimeve.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06