Policia e Vlorës ka ndaluar një 28-vjeçar, i cii dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08 dhjetor rreth orës 05:50 të mëngjesit, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të një 73 vjeçareje. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale shkatërrimi i pronës me eksploziv dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake. Operacioni i koduar ‘Danger’ u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.