Pavarësisht ndalesës për mbajtje të disa protestave, mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Berlinit për të protestuar kundër masave për luftim të koronavirusit, përmes së cilave Qeveria gjermane synon të luftojë variantet e reja të këtij virusi. Policia ka thënë më 1 gusht se disa protestues kanë “sulmuar” zyrtarët policorë dhe kanë penguar trafikun në kryeqytetin gjerman. Një zëdhënës i Policisë ka vlerësuar se rreth 5,000 protestues kanë qenë pjesë e organizimit, ndërsa 600 janë ndaluar.