Vdekjet në masë në harkun kohor të vetëm pak ditëve, disa për shkak të garave me makinat e luksit e të tjera nën parimin “tokë e zanun” kanë shkaktuar reagimin e ashpër të mjekut infeksionit Tritan Kalo. Në postimin e tij në facebook, Kalo prek çdo cep të Shqipërisë duke filluar nga plumbat në Velipojë, plehërat në Durrës, Mushkonjat në Divjakë, çmimet e kripura në plazhet e jugut e deri tek udhët vrastare që po marrin çdo ditë jetë njerëzish. Pas 31 vitesh demokraci, moszgjidhja e çështjeve të pronësisë, mbetet sipas Kalos, një plagë që vijon të shkaktojë incidente të përditshme nga Jugu në Veri.