Një automjet ka shpërthyer në flakë në autostradën Tiranë-Durrës pak çaste më parë. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti ka qenë në lëvizje, ndërsa pasagjerët janë larguar me shpejtësi. Policia dhe forcat zjarrfikëse janë vendosur në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike në motor.