Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pak para mesnate në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Shperthimi ishte i fuqishem dhe u degjua ne te gjithe zonen. Si pasojë u shkaktuan dëme të shumta materiale, pasi u dëmtuan tre mjete të parkuara dhe 8 biznese ngjitur me vendngjarjen. Fillimisht u dyshua për lëndë plasëse, por pas verifikimeve u zbulua se shperthimi kishte ndodhur si pasoje e nje bombul gazi ne nje byrektore. Fatmirësisht nuk pati viktima, ndërsa forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave te ngjarjes.