Top News – ‘Shpërthejnë’ dezertimet në Rusi/ Patosi patriotik ‘nuk pi ujë’, të gjithë ikin nga lufta
25/05/2023 12:24

Sipas të dhënave të shërbimeve sekrete britanike numri i dezertorëve rusë është rritur ndjeshëm këtë vit. Nga janari deri në maj gjykatat ushtarake ruse kanë trajtuar 1.053 raste të dezertimit nga shërbimi ushtarak, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Londër duke u bazuar në të dhënat e gazetarëve investigativë rusë. Kjo shifër është më e lartë se i gjithë viti 2022. Në dosjet e gjykimit thuhet se shumica e dezertorëve janë dënuar me kusht, për t'u dërguar sërish në luftë. "Ushtria ruse që nga fillimi i luftimeve në Ukrainë ka vështirësi të zbatojë disiplinën dhë radhët e saj, por këto vështirësi, që nga mobilizimi me detyrim i rezervistëve në dhjetor 2022 ka shumë gjasa të jenë përkeqësuar", thuhet në vlerësimin e shërbimeve sekrete britanike. Sipas tyre përpjekjet ruse për përmirësimin e disiplinës përqëndrohen në dënimet e dezertimeve dhe nxitjen e patosit patriotik, në vend që të merren me arsyet e vërteta të dezertimit të ushtarëve. Të shumtë janë rusët që kanë mbërritur në gjermani, në përpjekjen e tyre për t’i ikur luftës, e kanë kërkuar madje atje edhe azil. Por, autoritetet gjermane, janë të kursyer me përgjigjet pozitive. Nga rreth 2500 kërkesa për azil, vetëm 55 janë pranuar, bën të ditur ministria e brendshme gjermane.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06