Një person është vënë në pranga për shpërndarjen e drogave të forta. Në operacionin policor të koduar “Boxes” u arrestua 33-vjeçari me iniciale Vangjush Bitrit nga Fieri. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.