Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe 17-vjeçar po procedohet në gjendje të lirë, pasi shpërndanin doza kokaine, në qytetin e Durrësit. Ata janë ndaluar nga policia në zonën e quajtur “Pranvera” dhe gjatë kontrollit fizik drejtuesit të automjetit M.K 39 vjeç dhe pasagjerit A.J, iu gjetën doza kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.