Shqiptarët përballen me kosto të larta të shpenzimeve shëndetësore direkt nga xhepi i tyre. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7 përqind nga buxheti i shtetit.