Top News – Shpenzimet për medikamente/ INSTAT-në dhjetor 2020 u rritën 26 përqind
17/03/2021 12:12

Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë të parë pas pandemisë. INSTAT raportoi se shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 2,6%,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Por sipas “Monitor” të dhënat më të detajuara sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se rritja e shpenzimeve për konsum ka ardhur kryesisht për dy nevoja kryesore, njëra bazike për ushqime e pije, ndërsa tjetra e detyruar nga situata pandemike, duke rritur në nivele rekord blerjet e produkteve farmaceutike e mjekësore. Në dhjetor blerjet e produkteve ushqimore e të tjera u rritën në të gjitha njësitë e tregtimit. Konsumi i karburanteve ka vijuar të jetë i dobët; blerjet e produkteve kompjuterike kanë rënë, pasi u rritën ndjeshëm në periudhën e karantinës; blerjet e veshjeve u rritën në tetor, për t’u ngadalësuar më muajt e mëpasshëm. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e shpenzimeve në tremujorin e fundit, është përqendruar kryesisht në produktet mjekësore e farmaceutike, që kanë njohur një rritje dy shifrore, shumë më të lartë në krahasim me aktivitetet e tjera ekonomike. Sipas INSTAT, indeksi i vlerës për “Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike”, u rrit me rreth 22% si në tetor ashtu dhe në nëntor, në krahasim me muajt përkatës të një viti më parë. Ndërsa në dhjetor, kur kulmoi pandemia e Covid-19, treguesi në vlerë u rrit me 26%. Të dhëna nga tregu pohojnë se pandemia ka nxitur konsumin e një baze të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin antibiotikë, kortizonikë, antikaulgulantëve (hollues të gjakut), antiulcerozët, antiinflamatorët, grupin e suplementeve, vitaminave, antidepresantë dhe një sërë preparatesh të tjera mjekësore që nevojiten për trajtimin e sëmundjes. Shumë te prekur nga covid kanë zgjedhur të trajtohen në shtëpi, çka ka rritur shpenzimet për blerjen e produkteve të nevojshme. Nga ana tjetër ka një tendencë për t’u ngarkuar me barna që në ditët e para të pandemisë, shpesh edhe pa këshillën e mjekëve, ndërsa mungon një protokoll i qartë trajtimi.

Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17