Të paktën 23 protestues janë shoqëruar nga policia pas episodeve të dhunës të regjistruara para godinës së Ministrisë së Arsimit. Nga përplasjet u lënduan dhe 6 efektivë të Forcës së Sigurisë Kombëtare dhe një gazetare që janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se gjatë zhvillimit të tubimit, një grup pjesëmarrësish kanë kryer veprime të dhunshme, duke dëmtuar rrethimin e jashtëm dhe më pas për të hyrë në oborr, kanë dëmtuar edhe portën hyrëse. Gjithashtu, kanë vijuar të thyejnë dhe të dëmtojnë me pllaka guri dhe sende të forta xhamat dhe fasadën e godinës. Pavarësisht thirrjeve thonë uniformat blu ata nuk u ndalën por vijuan me sulmin kundrejt institucionit. Si rrjedhojë erdhi dhe ndërhyrja.