Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë, Otavës, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas një jave të protestave të shoferëve të kamionëve, kundër kufizimeve për luftim të pandemisë. Jim Ëatson ka thënë se qyteti është “plotësisht jashtë kontrollit” dhe se numri i protestuesve është më i madh sesa i zyrtarëve policorë. Sipas tij, protestat përbëjnë kërcënim për sigurinë e banorëve.