Nxënësit e klasës së 15-vjeçarit Erion Boba në gjimnazin “Dom Nikoll Kaçorri” në Durrës kanë shkruar një mesazh prekës në tabelën e klasës, duke shprehur dhembjen e madhe për humbjen e parakohshme të jetës së shokut të tyre dhe boshllëkun që ai ka lënë pas. Me fjali të thjeshta, por të mbushura me trishtim, ata kanë kujtuar djalin çapkën, duke e cilësuar një tip të sjellshëm e gazmor. Një mesazh prekës e pati dhe stafi I mësuesve.