Krahas testit të alkoolit, tashmë drejtuesit e automjeteve do t’I nënshtrohen dhe atij të drogës. Kjo vjen si një masë e shtuar nga policia, për shoferët të cilët drejtojnë makinën nën efektin e kanabisit apo drogave të tjera. Një rast I tillë është regjistruar gjatë orëve të fundit ku në pranga ra një 25-vjeçar. Gjatë kontrollit policor atij iu gjet dhe më pas sekuestrua një sasi kanabisi, teksa pas testit me aparatin drogëtestues rezultoi pozitiv.