Rajoni i Ballkanit është tronditur orët e fundit nga disa tërmete, me më të fundit që është regjistruar mëngjesin e të shtunës në Greqi. Pas tërmetit me magnitudë 4.5 ballë që goditi Bosnje-Hercegovinën pasditen e të premtes, lëkundje të tokës janë shënuar paraditen e të shtunës në ishullin grek Evia, ku janë konfirmuar dy të tilla. Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti i parë me magnitudë 3.9 u regjistrua në orën 12:35 dhe i dyti, me magnitudë 3.8, në orën 12:51.