Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje rreth orës 15:00 në Lagunën e Patokut, ku dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin. Sipas Policisë, ndërsa ishin duke u larë, njëri prej adoleshentëve është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.