Një lokal është përfshirë nga flakët në zonën fundore të Lungomares në Vlorë, gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një bar i ndërtuar kryesisht me material drusor, çka ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit. Flakët janë përhapur me intensitet brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme.