Vatrat e zjarrit në Thirrë të cilat prej disa ditësh u kthyen në rrezik për banesat dhe banorët janë vënë nën kontroll. Ishin reshjet e shiut ato që vunë nën kontroll flakët masive, të cilat sa më shumë të përhapehsin aq më shumë rrezikonin shëndetin dhe jetën e banorëve të zonës përreth. Edhe pse përpkjet e forcave të zjarrëfikësve, policisë ushtarake dhe forcave operacionale të Shqipërisë dhe Kosovës, nuk u ndalën, dhe punuan intensivisht për të menaxhuar dhe për të vënë nën kontroll flakët, nuk arritën dot triumfin për ti shuar vatrat.