Kthimi në Shqipëri pas 67 vitesh i eshtrave të ish-Prefektit të Tiranës Qazim Mulleti, është pritur me emocione nga të afërmit e tj. Mbesa e Ish-prefektit nuk I mbajti dot emocionet, teksa falënderoi të gjithë ata që bënë të mundur që eshtrat e të ndjerit të prehen në atdhe. Nga ana tjetër, nipi I Mulletit, u shpreh se tashmë ka fituar idea e xhaxhait të tij për një Shqipëri europiane.