Top News – Shkrihet dega e LSI-së në Njësinë 10/ Veliaj mirëpret në PS ish anëtarët e LSI
02/04/2021 15:26

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 10 është shkrirë, duke iu bashkuar përfundimisht Partisë Socialiste. Në një takim të zhvilluar me ish anëtarët e LSI-së, mes të cilëve edhe Taulant Kalo, ish drejtuesi i degës së LSI në këtë njësi, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u shprehu mirë se ardhjen në familjen socialiste dhe nënvizoi se dera është e hapur edhe për shumë të tjerë. I shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, Veliaj deklaroi se PS është një familje e madhe dhe mirëpret këdo. “E vlerësoj shumë këtë bashkim, më mirë vonë se kurrë, por ajo që ju premtoj është se PS-ja do të jetë një derë e hapur dhe një familje që nuk diskriminon. Interesi i familjes sonë të madhe është më i rëndësishëm, është më i madh se interesi i një familje të vogël, ku partinë e merr një herë burri e një herë gruaja, pastaj burri ia lë gruas, pastaj gruaja ia kthen prapë burrit.” Janë të shumta figurat që i janë bashkuar Partisë Socialiste javët e fundit të tilla si Elez Gjoza në Njësinë 2, Gent Arapi në Njësinë 11, po ashtu edhe në Zall-Herr, në Farkë, në Vaqarr. Kryebashkiaku i Tiranës nuk la pa përmendur edhe kreun e opozitës, Lulëzim Basha, duke e cilësuar si një politikan që nuk nguli asnjë gozhdë kur kishte drejtimin e Bashkisë së Tiranës. “Ne e provuam edhe Saliun, edhe Ilirin, edhe Monikën, edhe Lulin në bashki, i ngeci sahati dhe trami s’erdhi kurrë. E provuam edhe në ministri të rendit, ku u vranë 4 vetë me plumba në mish m’u në mes të rrugës, për bllokun e Ilir Metës. E provuam edhe te “Rruga e Kombit” ku humbën 300 milionë euro dhe ai thoshte nuk vij se jam sëmurë me diarre, 3 vjet raport”, deklaroi Veliaj.

Top News- Nënkryetari serb ndan Kuvendin/ Nuk ka konsensus, Basha ndërpret seancën
26/08 18:39
Top News- Berisha nuk do ta hapë Kuvendin / Vlerëson Bardhin, ‘por për kreun do të vendosë grupi’
26/08 17:56
Top News – Më shumë komisione në Kuvend. Propozimi i PS ndan ‘veprimtarinë’ në tre pjesë
26/08 17:51
Top Channel/ Berisha refuzon të hapë Parlamentin. “Emëron” Bardhin në krye të grupit parlamentar
26/08 15:35
Top Channel/ Artur Zheji, bashkuesi. Media dhe politika: Humbëm një gazetar kalibri
23/08 23:05
Top Channel/ Meta nxjerr dëshmitarët e Spak/ Kreu i PL denoncon Vasilin, Brahimllarin dhe ish-financieret
22/08 23:28
Top News- Shpërthen Ilir Meta, reagon pas zbardhjes së vendimit të GJKKO:Zero dëshmitarë e prova
22/08 21:57
Top Channel/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të viktimave shqiptare në aksidentin tragjik në Greqi
20/08 21:37
Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20
Top News – Rama u rikthehet gjyqtarëve. Rama: Ja një vendim skandaloz kundër interesit publik
19/08 19:17
Top Channel/ Murrizi me sytë nga Spak: PD për opozitë selektive, do kandidoj për kryetar
18/08 20:07
Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51