Një shkollë në qytetin “Studenti” në Tiranë do të mbajë emrin e ish-kryeministrit dhe deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino. Vendimi merret tri ditë pasi politikani i njohur i të majtës u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19. Lajmi është bërë me dije nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ishte sot bashkë me kandidatin për deputet Arben Pëllumbi për të inspektuar punimet.