Top News – Shkolla e re në fshatin Mangull/ Punimet për rindërtimin drejt përfundimit
25/03/2021 15:08

Punimet për shkollën e re në fshatin Mangull të Petrelës janë në përfundim e sipër. Fëmijët e zonës nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë gjatë, nëpër shkolla të tjera, pas rindërtimit të shkollës së tyre. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, inspektuan punimet e fundit për shkollën e re 9-vjeçare, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit. Shkolla e re është zgjeruar nw hapwsisw, me klasa deri në 24 nxënës, 3 laboratorë, bibliotekë e kabinete mjekësore, si dhe palestra e terrene sportive, që mund të shfrytëzohen edhe nga komuniteti. Kryebashkiaku tha se ndërtimi i shkollave të reja të Tiranës po kryhet me të njëjtin standard, si në qendër, ashtu edhe në periferi. “Më vjen mirë që kemi të njëjtin standard si në qendër të Tiranës, edhe këtu në Petrelë. Shkolla e re është një gëzim i madh për të gjitha familjet. Nuk është vetëm një shkollë, por edhe një qendër e teknologjisë së informacionit, ku nxënësit do të mësojnë kurse programimi e gjuhë të huaja. Mezi pres që nxënësit ta shohin shkollën e re dhe të shpëtojmë një herë e mirë nga vara-vingot në Tiranë” Nisur nga transformimi cilësor, jo vetëm në institucionet arsimore, por edhe në shumë kantiere të tjera, e shërbime të reja, që po rrisin çdo ditë nivelin e jetesës së komunitetit, Veliaj shtroi nevojën e votës për të vijuar me projektet e tjera gjatë mandatit të ardhshëm. “Pyetja është: Do ta lëmë me kaq, apo do i shkojmë deri në fund? Do ta lëmë vetëm me këtë shkollë, apo do mbarojmë edhe kopshtin në Gurrë? Do ta lëmë me kopshtin në Gurrë apo do mbarojmë edhe Unazën e madhe të Tiranës, që na lidh me Dajtin, me Rrugën e Arbrit dhe del te Bregu i Lumit për t’u bashkuar me “Shqiponjën”? Do ta lëmë me kaq, apo do ta çojmë deri në fund edhe Parkun e Liqenit të Farkës? Do ta lëmë me kaq, apo do vazhdojmë edhe me tregun bashkiak që do bëjmë këtu në Mullet, që të shpëtojmë një herë e mirë nga privati, i cili ta mat kokën me spango për të shitur me shumicë? Do ta lëmë me kaq, apo do të vazhdojmë projektet e bujqësisë, ku është rritur edhe vlera e tokës? Përgjigja është e qartë: Nuk do ta lëmë me kaq! Do ta çojmë punën deri në fund, të sigurohemi që i kemi mbaruar të gjitha shkollat, kopshtet, shtëpitë që duhen rindërtuar pas tërmetit, dhe t’iu themi njerëzve, vërtet na ra një fatkeqësi, po u ngritëm në këmbë, më të fortë seç ishim kur u rrëzuam”.

Top Channel/ Tronditet sërish Korça, dy të plagosur pas sherrit në lokal
15/08 22:46
Top Channel/ Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Traumës i riu i plagosur në Korçë
15/08 21:40
Top Channel/ “Familje e shkëlqyer”, flet fqinja e 27-vjeçarit të plagosur në Korçë: Ikën…
15/08 21:39
Top News- Plagoset me thikë 27-vjeçari/ Ngjarja në Korçë, arrestohet autori i dyshuar
15/08 21:35
Top Channel/ Ngjarja në Korçë, fqinji: I plagosuri jetonte në Greqi, kishte ardhur për një fatkeqësi
15/08 21:31
Top Channel/ Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë, autori sapo kishte dalë nga burgu
15/08 21:30
Top News- Plagosja në Korçë, flasin banorët e zonës- Janë familje e shkëlqyer!
15/08 20:59
Top News- Pasojat nga zjarret në vend/ Mbrojtja-Kompensimi i dëmeve do realizohet në çdo bashki
15/08 20:58
Top News- Pamje të rënda! Momenti kur autori mbërrin në spital i plagosur, policia gjen thikën
15/08 20:57
Top News- Tronditet sërish Korça! Plagoset me thikë një 27-vjeçar
15/08 20:54
Top Channel/ Sërish plagosje me thikë në Korçë, i riu në gjendje kritike për jetën
15/08 19:49
Top Channel/ Zjarret, 1 mln euro dëm në blegtori! Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë
15/08 19:44
Top News – Dëmet e zjarreve. Tetë grup pune, nga pajisjet shtëpiake te bagëtitë
15/08 17:20
Top News- Dëbuan mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999/ Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave
15/08 16:47
Top News – Ndërpreja e sinjalit të News24, OSBE: ‘Konflikti për pronësinë, jo të ndalë transmetimin’
15/08 16:46
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Epike! Komentatori Ylli Aga “shpërthen” në lot pas kualifikimit historik të Dinamos
15/08 16:03
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top Channel/ Pirromanet e arrestuar në Berat në gjyq. Masa për 4 prej tyre
15/08 15:35
Top Channel/ Taksat, kontroll online! Qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin detyrimet në e-albania
15/08 15:34