Shkolla 9 vjecare ‘Kushtrimi i Lirisë’ u përfshi nga nga një vatër zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure. Paraprakisht dyshohet se shkak për flakët u bë një shkëndijë elektrike, në një nga ndricueit në katin e parë të shkollës. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit si dhe vendosjen e një ventilim-aspirimi për largimin e tymit nga ambjentet e brendshme të shkollës.