11 persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë nën hetim nga prokuroria e turke e Stambollit, që hapi hetim pas vdekjes tragjike të katër anëtarëve të një familjeje. Cigdem Boçek, 27 vjeç, bashkëshorti i saj Servet 38 vjeç dhe dy fëmijët e çiftit, gjashtë dhe tre vjeç ndërruan jetë në spitalet e Stambollit, pasi u shfaqën me simptoma të rënda helmimi. Familja kishte udhëtuar nga Hamburgu drejt Turqisë më 9 nëntor, ku kishin planifikuar disa ditë pushime. Ata dyshohet se janë helmuar në një dyqan ushqimi të shpejtë.