“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur”, ka qenë kjo dëshmia e Lul Rakajt, autorit të plagosjes së dyfishtë së të dielës së 15 shtatorit në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.