Zbardhet plagosja me armë zjarri e 36-vjeçarit. Vihet në pranga pronari i dyqanit për pjesë këmbimi, ku ndodhi ngjarja. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e ka përdorur pronari i dyqanit, gjatë konfliktit. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve që plagosën me armë 36-vjeçarin, i cili ndodhej në dyqan, gjatë konfliktit.