Shkarkimi i Ardi Veliut nga detyra e drejtorit të policisë së shtetit, ishte padyshim lajmi kryesor i kësaj të marte. Lajmi i shkarkimit të tij i bërë publik nga Top News, erdhi në përfundim të ultimatumit 100 ditor që i dha kryeministri Edi Rama pas disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në fillim të verës, e ku kreu I qeverisë kërkoin angazhim maksimal nga policia. Por kryepolici, jo vetëm që nuk bëri ndonjë përmirësim, pasi jo më larg se dje në Elbasan ndodhi një vrasje e dyfishtë, ndërsa në Vermosh u rrëzua një avion që dyshohet se po transportonte drogë.