Top News/ Shkelën perimetrin e sigurisë, policia bllokon dy Jet Ski dhe një skaf në Vlorë
22/07/2024 12:15

Shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bllokojnë 3 mjete lundruese. Gjatë monitorimit të hapësirës detare në të gjithë qarkun, u bllokua edhe një mjet lundrues skaf që ushtronte aktivitetin pa licencë. Si rezultat i monitorimeve të pandërprera, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së pushuesve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me patrullat tokësore, bllokuan 3 mjete lundruese (2 Jet Ski dhe 1 skaf), pasi drejtuesit e tyre shkelën perimetrin e sigurisë ujore në plazhin e Qeparosë dhe të Karaburunit, duke vënë në rrezik jetët e pushuesve. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Borshit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues skaf, pasi përdorej për të ushtruar aktivitetin pa licencë. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative prej 110,000 lekësh të rinj.

Top Channel/ Rama premton dëmshpërblim, shkon në Himarë për të inspektuar situatën pas zjarreve
05/09 23:01
Top Channel/ Zjarret, qetësohet situata! Në të gjithë vendin ka 11 vatra aktive, por pa rrezik
05/09 22:47
Top Channel/ Protestuesit në aksion nga e marta, tubuesi: Presim deputetët me vezë dhe domate
05/09 22:46
Top Channel/ “Para parlamentit të martën”, protestuesit paralajmërojnë: Bëni gati vezët dhe miellin
05/09 22:29
Top Channel/ Protestuesi para Kryeministrisë: Shqiptari nuk jeton me statistika, por me…
05/09 22:09
Top Channel/ “Për hir të Zotit dhe atdheut, lini pas inatet”, protestuesit: Ejani për fëmijët
05/09 22:09
Top Channel/ “Kemi ente grabitqare”, dita e 98-të e protestës, Kola: Bujqësia u shkatërrua
05/09 21:59
Top News- ‘KLP dhe Klgj, dështim i reformës’, Bardhi i përgjigjet Ramës: Përgjegjës je ti
05/09 20:33
Top Channel/ Sezoni i ri, Sara Hoxha: Pas 25 vitesh histori, ndryshim për të mbetur zgjedhja e parë
05/09 19:34
Top News- Nisin gjobat nga rregullorja e GJKKO, avokatët: Roja më shumë fuqi se gjyqtari
05/09 19:00
Top News- Debati për pagat e magjistratëve, Gogu: Vendimi i GJK s’negocionet, e zgjidhim në Kuvend
05/09 18:08
Top News – U shkuan në ndihmë banorëve/ Policët e Fierit i gjejnë makinat e shkrumbuara në kthim
05/09 18:07
Top News- Tritoli me celular në Durrës, pranga dy autorëve! U zbuluan nga kamerat e sigurisë
05/09 17:04
Top Channel/ Zjarri përfshin masivet pyjore në Tropojë, flakët rrezikojnë pemët mbi 100-vjeçare
05/09 16:48
Top News- Vatra zjarri e në Kukës, digjen pyjet në Zapod
05/09 16:33
Top Channel/ Me degë ulliri në duar, banorët e zonës në luftë për të fikur zjarrin në Fier
05/09 15:39
Top News- “Bashkitë po vlerësojnë dëmet”, Rama reagon për zjarret në Himarë e Fier
05/09 15:37
Top Channel/ Tre vatra zjarri përfshijnë Kukësin, flakët aktivizohen në Tërthore dhe Zapod
05/09 15:28
Top Channel/ Vapa rëndon të sëmurët kronikë, mjekët këshillojnë hidratim
05/09 15:27
Top Channel/ Dhelprat e çakejtë zbresin në Peshtan, banorët humbasin shpendët
05/09 15:26