Policia spanjolle shkatërroi një rrjet kriminal që merrej me trafik droge të llojit kokainë, për pasojë 5 persona ranë në pranga, mes tyre një spanjoll dhe 4 shqiptarë. Grupi kriminal udhëhiqej nga shqiptarët të cilët kishin si synim shpërndarjen e lëndës narkotike në vende të ndryshme të Evropës.