Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e një prej zonave më të bukura të Shqipërisë, Lagunës së Nartës, në Vlorë. Dhjetëra tabela me shkrimin “pronë private” janë vendosur brenda zonës së mbrojtur në parkun e Lagunës së Nartës, në pjesën midis lagunës dhe detit Adriatik. Madje, tabela të tilla janë vendosur në pjesën moçalore të Lagunës, e cila në kohën që xhiroi kamera e “Fiks Fare” ishte tharë.