Drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” u shkarkua, një ditë përpara se të nisë ngjarja. Kentaro Kobayashi, sipas disa pamjeve nga viti 1998, që kanë dalë në publik së fundmi, ka bërë shaka me Holokaustin. Shefja e Olimpiadës, Seiko Hashimoto, tha se videoja ku është shfaqur Kobayashi “përqesh fakte të dhimbshme të historisë”. “Meqë ceremonia e hapjes është afër, ne kërkojmë falje për shkaktimin e shqetësimit për ata që janë të përfshirë në Lojërat Olimpike, për qytetarët e Tokios dhe publikun japonez”, tha Hashimoto.