Ky ka qenë vendimi i trupës gjykuese për gjyqtaren e Apelit Fatmira Hajdari, për të cilën u konstatuan probleme të theksuara me pasurinë. E mbrojtur nga avokati Maksim Haxhia, gjyqtarja e apelit del jashtë sistemit të drejtësisë sipas vendimit të shkallës së parë të vettingut. Por pritet që të ketë apelim të vendimit për shkarkimin e saj. Tre ditë më parë u krye verifikimi i plotë i të dhënave të Fatmira Hajdarit dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se zonja Hajdari ka mungesë burimesh të ligjshme pasurie për vite me radhë.