Raporti i demokratëve për shkarkimin e kryeparlamentares, Lindita Nikolla nuk u lexua në këshillin e legjislacionit, pasi relatori Gazmend Bardhi është i përjashtuar me dhjetë ditë nga aktiviteti parlamentar. Pavarësisht kërkesës së Partisë Demokratike për të shtyrë mbledhjen, socialistët vijuan për një orë, shpjegimin e veprimeve të Nikollës në seanca plenare, që i konsiderojnë në përputhje me kushtetutën dhe rregulloren. Deputetët Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi drejtuan gishtin e akuzës nga mazhoranca për mungesë transparence.