Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk gjetën dakordësinë në Këshillin e Legjislacionit në lidhje me kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Në mungesë të dakordësisë për të dalë me një raport të unifikuar, opozita dhe mazhoranca do t’i drejtohen Kuvendit në seancë plenare me dy raporte, ku i pari kërkon shkarkimin e Peleshit për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit dhe i dyti jo. Opozita tha se koha e marrë nga mazhoranca për shqyrtimin e kërkesës së tyre dhe hartimin e raportit ka rezultuar në përfundime që konfirmojnë pretendimet e saj.