Me një zë të dridhur dhe jo pak e shqetësuar, deputetja Rudina Hajdari e mori fjalën në seancën plenare të kësaj të enjteje pak minuta pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për shkarkimin e nënës së saj, gjyqtares Fatmira Hajdari. Zonja Hajdari në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë tha se beson te Reforma në Drejtësi, teksa përmendi edhe atë cfarë ndodhi me nënën e saj. Teksa u ndal te reforma zgjedhore, Hajdari i rikujtoi Ramës se opozita parlamentare nuk është thjesht numër për karton.